Intensifikohet bashkëpunimi me BE-në për realizimin e fondeve IPA në mjedisin jetësor

Maqedonia

Intensifikohet bashkëpunimi me BE-në për realizimin e fondeve IPA në mjedisin jetësor

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 20:43
Sadulla Duraku

Ministri për Mjedis Jetëso, Sadulla Duraku, sot u takua me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Samuel Zbogar dhe shefin e për bashkëpunim të delegacionit të BE-së, Nikola Bartolini.

Në takim u diskutua për promovimin e bashkëpunimit që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka me delegacionin e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit jetësor. U bisedua për realizimin e projekteve IPA 1, historitë e suksesit, por edhe dobësitë dhe mundësitë për tejkalimin e tyre.

Theks i veçantë u vu në realizimin e projekteve të ardhshme IPA 2, me çka duke u mbështetur në përvojat e bashkëpunimit të deri tanishme, u rishikuan mundësitë për përshpejtimin e ritmit dhe suksesin e realizimit të tyre. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat