“Për shkak të NATO-s dhe BE-së do të kujdesemi për përmbajtjen e teksteve shkollore”

Maqedonia

“Për shkak të NATO-s dhe BE-së do të kujdesemi për përmbajtjen e teksteve shkollore”

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 18:50
Ministri për Arsim, Arbër Ademi

Ministri për Arsim, Arbër Ademi deklaroi se për ndryshimin e më shumë se 30 për qind të përmbajtjes së librave do të shikohet edhe gjendja aktuale politike. Ne si ministri e arsimit nuk duhet të shkaktojmë probleme në këtë moment historik, shpjegon Ademi.

Ai konfirmoi se “janë formuar komisionet për ndryshimet e teksteve shkollore dhe se po punojmë për vërejtjet e marra pas thirrjes publike. Ka pasur disa vërejtje nga publiku dhe mësuesit”, tha Ademi në konferencën e sotme për shtyp.

Ademi thotë se gjithçka duhet të bëhet sipas ligjit dhe se janë duke u përgatitur për zgjidhje të reja ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe përgatitjen e programeve të reja.

Për përmbajtjen e teksteve shkollore, ministri Ademi tha se në këtë moment historik, kur po zhvillohen integret në NATO dhe BE, nuk duhet të tërheqin vëmendje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat