Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni, shtrenjtohen dizeli dhe benzina

Maqedonia

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni, shtrenjtohen dizeli dhe benzina

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:31
Ilustrim

Çmimet me pakicë të benzinës nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për një denarë, ndërsa të dizelit për gjysmë denari.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë Eurosuper BS-95 do të shitet 72 denarë, Eurosuper BS-98 74 denarë. Ndërsa Eurodisel do të shitet për 64 denarë për litër, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 52.50 denarë për litër.

Do të rritet edhe çmimi i mazutit dhe do të jepet 34.711 denarë për kilogram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat