MPB: Mos i jepni konotacion etnik vrasjes së 21-vjeçarit

Maqedonia

MPB: Mos i jepni konotacion etnik vrasjes së 21-vjeçarit

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Një 21-vjeçar që para dhjetë ditësh ishte sulmuar në lagjen Autokomandë nga tre persona, sot ka ndërruar jetë. Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmoi rastin dhe rikujtoi se tashmë dy persona të akuzuar për rrahjen e tij janë në paraburgim, me akuza për dhunë, ndërsa njëri është ende në arrati, 

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski tha se nuk është puna e tyre si polici të merret me mundësitë për rikualifikimin e veprës, pasi këtë vlerësim duhet ta bëjë prokuroria. Pas disa mobilizimieve në rrjetet sociale nga grupi i tifozëve “Komitët” për të marrë hakun e djalit që poashtu kishte qenë pjesë e “Komitëve”, Angellovski apeloi për qetësi pasi siç tha, krimineli ose dhunuesit nuk ka as etnitet as fe dhe e asnjë identifikim tjetër.

“Mos e shikoni prapavijën politike. Në të kaluarën kjo tentohej të futet në bisedë. Njerëz, dhunuesi është dhunues, U bëj apel të gjithë juve që shkruani që dhunuesin ta përjetojnë si dhunues. Nuk ka rëndësi a është shqiptar ose maqedonas. Ai që është dhunues do të japë llogari pasi drejtësia funksionin. Të dyshuarit janë në paraburgim. Nuk kanë ku të ikin”, deklaroi Angellovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat