Dimitrov sot dhe nesër në Samitin në Londër

Maqedonia

Dimitrov sot dhe nesër në Samitin në Londër

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:41
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të merr pjesë në konferencën e pestë në nivel të lartë për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Londër nën patronazhin e kryeministres britanike Tereza Mej.

Konferenca organizohet në kuadër të “Procesit të Berlinit”, anëtarë të së cilës jaë gjashtë vende nga Ballkani Perëndimor- Maqedoni, Serbi, Kosovë, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pesë shtete anëtare të BE-së- Gjermania, Austria, Franca, Italia dhe Britania e Madhe.

Në cilësinë e vëzhguesve të procesit pjesëmarrës janë Sllovenia dhe Kroacia.

Në margjinat e Samitit në Londër, ministri Dimitrov bashkë me eurokomisarin Johanes Han nesër do të kenë paraqitje në Çatam Haus- Instititutin britanik mbretëror për marrëdhënie ndërkombëtare në panel diskutimin “Pas procesit të Berlinit- e ardhmja e rajonit në dekadën e ardhshme”, dedikuar Ballkanit Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat