Çang Çingli për vizitë zyrtare në Maqedoni

Maqedonia

Çang Çingli për vizitë zyrtare në Maqedoni

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:36
Kuvendi i Maqedonise

Nënkryetari i Komitetit kombëtar të Këshillit politik kinez i Kongresit kombëtar të 13-të Çang Çngli sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Sipas agjendës së publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të RM-së, Çingli do të takohet me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi.

Është paraparë edhe takim me kryetaren e grupit të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, Vlladanka Aviroviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat