OBRM-PDUKM: Spasovski bëhet i verbër para krimit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Spasovski bëhet i verbër para krimit

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 20:37
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM reagon pas deklaratave të sotme të Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, duke e kritikuar atë se gënjen dhe se bën manipulimeve.

“Spasovski, pa kontakt me realitetin, po përpiqet të bindë qytetarët se mjalti dhe qumësht po rrjedhin në Maqedoni. Njerëzit e ndiejnë të vërtetën në shpinë dhe në xhepat e tyre. Çdo ditë rritet kostoja e jetesës, rritet çmimi i karburanteve, rrogat dhe pensionet stagnojnë, madje edhe vlera reale e tyre bie. Këtë e shohin të gjithë, përveç Oliverit që është me sy të lidhur. Ato janë aftësitë e trajnuar të tij, për shkak se gjatë gjithë kohës kthen një sy qorr para krimit që mbretëron në rrugë, për vrasjet pa ndëshkim, reketë dhe bizneset hije të autoriteteve të kartelit kriminal”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Për më tepër, nga partia më e madhe e opozitare pohojnë se Maqedonia po zhytet në varfëri dhe krim, ndërsa çdo revoltë të qytetarëve, qeveria e LSDM-së po e godet me gaz lotsjellës, bomba shoku, plumba gome dhe raste të ngritura gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat