Dimitrov do të merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Londër

Maqedonia

Dimitrov do të merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Londër

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 19:17
Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, më 9 dhe 10 korrik në Londër, do të marrë pjesë në konferencën e pestë të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor,nën kujdesin e e kryeministres Theresa Maj.

Konferenca organizohet në kuadrin e “Procesit të Berlinit”, anëtarët e të cilit janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria) dhe pesë vendet anëtare të BE-së: Gjermania, Austria, Franca, Italia, Britania e Madhe. Ndërsa Sllovenia dhe Kroacia po marrin pjesë si vëzhgues të procesit.

Përveç agjendës politike dhe ekonomike të Samitit të Berlinit, këtë vit në Londër, është përfshirë edhe tema e sigurisë.

Në kuadrin të programit të Ministrave së Jashtëm, është paraparë diskutimet mbi agjendën e reformave në kontekstin e procesit të integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, marrëdhëniet dypalëshe, si dhe sfidat globale të sigurisë dhe migracionit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat