LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM e mbrojnë krimin, LSDM siguron të ardhme evropiane

Maqedonia

LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM e mbrojnë krimin, LSDM siguron të ardhme evropiane

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 16:19
LSDM

LSDM i përgjigjet akuzave të bëra nga kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili sot nga marshi protestues akuzoj LSDM se ka shitur dinjitetin maqedonas.

Në vend që të kërkojë falje qytetarëve për shkatërrimin që pas 11 vjetë qeverisje kriminale që e ka lënën prapa OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski shfaq një vendosmëri që me çdo kusht të mbroj kriminalitetin, duke mos dhënë llogari

“Mickoski po keqpërdor edhe edhe anëtarësimin e tij, duke e ngarkuar atë me forcë për ta mbrojtur krimin”, thonë nga LSDM

Ëndrrat e kota të Mickoski, amnistia për krimin e bërë në 11 vitet e fundit, për dhunën dhe terrorizmin që ndodhi më 27 prill, nuk do të ketë.

Pastrimi i krimet të OBRM-PDUKM-së dhe drejtësia për të gjithë është interes i shtetit, secili do të jetë përgjegjës ndaj ligjeve, me procedurë transparente dhe ligjore.

Nga LSDM thonë se marrëveshja e nënshkruar për emrin në mes Maqedonisë dhe Greqisë është patriotike.

“Marrëveshja për kontestin me Greqinë është një akt patriotik që garanton identitetin maqedonas dhe siguron të ardhmen e Maqedonisë me anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në BE. Këto janë sukseset historike të Maqedonisë, të cilat vetëm Mickoski nuk mund ti pranojnë. Për atë më e rëndësishme është fati i Nikolla Gruevskit se sa e ardhmja e Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat