Rritet intensiteti i komunikacionit, në VK Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

Maqedonia

Rritet intensiteti i komunikacionit, në VK Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 23:17
Ilustrim

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qyteteve është rritur. Në VK Bogorodicë është rritur frekuentimi i veturave për dalje nga Maqedonia, koha e pritjes është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet kufitare tjera nuk ka pritje të gjata për dalje dhe hyrje nga shteti, njoftojnë nga LAMM.

Prej aty thonë se kjo informatë vlen vetëm për vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë.

Nga LAMM përkujtojnë se është e ndaluar vozitja e automjeteve me pesha të rënda nëpër rrugët shtetërore të Maqedonisë.

Nga 1 korrik deri më 30 korrik nëpër rrugët e shtetit në Republikën e Maqedonisë janë të ndaluar lëvizja me automjete të rënda, pesha e së cilave kalon 15 ton, gjatë ditëve të fundjavës dhe gjatë ditëve kur janë temperaturat e larta. Ndalimi është bërë për ditën premte nga ora 17:00 deri më 22:00, të shtunën nga 09:00 deri 18:00 dhe ditën e diel nga 09:00 deri ora 22:00.

Në ditët me temperatura ekstreme të larta, Ministria e Shëndetësisë e ka ndaluar lëvizjen ndërmjet orës 11:00 dhe 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat