Zaev: Nëse Ivanov nuk nënshkruan tani marrëveshjen, atë duhet ta bëjë pas referendumit

Maqedonia

Zaev: Nëse Ivanov nuk nënshkruan tani marrëveshjen, atë duhet ta bëjë pas referendumit

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 21:02
Zoran Zaev

Nëse kryetari ynë, Gjorge Ivanov nuk e nënshkruan përsëri marrëveshjen për emrin me Greqinë, atëherë do të ketë një referendum, i cili do të mbahet në fund të shtatorit, gjegjësisht në fillim të tetorit. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur një pyetjeje agjencisë bullgare “BGNES”, në kuadër të Samitit të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Sofje.

Sipas Zaev, politikanët do të duhet të respektojnë zërin e njerëzve.

Në deklaratën e tij Zaev shprehu shpresën se kryetari Ivanov do të nënshkruajë marrëveshjen.

“Ai që duhet të votojë do të votojë, ndërsa ai që duhet të nënshkruajë do të nënshkruajë, prandaj ne i shërbejmë qytetarëve”, tha Zaev.

Ivanov siç tha Zaev nuk mund ta bllokojë procesin, nëse nuk e nënshkruan tani, atë duhet ta bëjë pas referendumit.

Në pyetjen se a do të ketë impiçment për kryetarin, nëse ai nuk nënshkruan marrëveshjen, Zaev u përgjigj se të gjitha mundësitë janë të hapura dhe shtoi se rruga e vetme e Maqedonisë është integrimi i plotë në NATO, dhe njëjtë mendojnë shumica e qytetarëve të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat