LSDM: OBRM-PDUKM mbron krimin, ndërsa LSDM siguron të ardhmen e Maqedonisë

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM mbron krimin, ndërsa LSDM siguron të ardhmen e Maqedonisë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 17:47
LSDM

OBRM-PDUKM ndryshon pikëpamjet e saj dhe vazhdon të përhapë lajme të rreme duke dëmtuar interesat e shtetit dhe të qytetarëve, reagojnë nga LSDM ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së.

LSDM siguron një të ardhme, ndërsa OBRM-PDUKM e mbron krimin.

Marrëveshja përfundimtare e arritur mbi kontestin 25-vjeçare siguron interesa të larta kombëtare dhe shtetërore, hap dyert për anëtarësimin në NATO dhe BE”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se kanë siguruar përgjithmonë gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Ne jemi maqedonas, gjuha dhe identiteti jonë është maqedonase dhe këtë e kemi zgjidhur njëherë e përgjithmonë, Këto janë arritje historike të maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.

Nga atje thonë se përderisa OBRM-PDUKM mbron krimin, LSDM siguron të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat