Ministritë e Mbrojtjes së Maqedonisë dhe Malit të Zi shprehen të kënaqur nga bashkëpunimi në mes tyre

Maqedonia

Ministritë e Mbrojtjes së Maqedonisë dhe Malit të Zi shprehen të kënaqur nga bashkëpunimi në mes tyre

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 15:52
Një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, e udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Sllobodan Filipoviç, me ftesë të, Sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Dragan Nikoliq

Një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, e udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Sllobodan Filipoviç, me ftesë të, Sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Dragan Nikoliq, realizoi një vizitë pune në Maqedoni.

Në kuadër të vizitës, u theksua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dypalësh mes dy ministrive dhe ushtrive, një bashkëpunim që mund të jetë një shembull për rajonin. Sidomos theksohet bashkëpunimin në fushën e edukimit të kadetëve nga Mali i Zi, në Akademinë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë, i cili është realizuar në mënyrë të vazhdueshme që nga vitit 2010, si dhe trajnimin e fluturimit për anëtarët nga aviacioni i të dy ushtrive. Sekretari i Shtetit Nikoliq e njohu Filipoviç me prioritetet strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes, veçanërisht me miratimin e Raportit Strategjik të Mbrojtjes dhe aktiviteteve që rrjedhin prej tij.

Në kuadër të qëndrimit në Maqedoni, delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi vizitoi Brigadën e Forcave Ajrore ku u njoftua me misionin dhe detyrat e brigadës, ndërsa bisedimet gjithashtu u përqendruan në bashkëpunimin e deritanishëm të frytshëm dhe rrugët për zhvillimin e saj në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat