Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së do të vizitojë Maqedoninë

Maqedonia

Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së do të vizitojë Maqedoninë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 09:17
Departamenti i Shtetit

Zv. ndihmës Sekretari i Shtetit dhe shefi i Byrosë për Operacione për konflikte dhe Stabilizim (PSO), Pete Marocco, nga sot deri më 18 korrik do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, thonë nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Në deklaratë thuhet se Marocco do të vizitojë Maqedoninë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë.

Qëllimi i turneut ballkanik të Maroccut është të tregojë se angazhimi i vazhdueshëm i Ballkani Perëndimor është prioritet kryesore e PSO-së.

Është parashikuar që Marocco dhe nikoqirët e saj të diskutojnë iniciativat rajonale për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe për të inkurajuar forcimin e dialogut ndërfetar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në deklaratë të Departamenti i Shtetit thuhet se Marocco do të japë mbështetje diplomatike për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat