Misajllovski: Zaevi nuk ka legjitimitet të jetë Kryeministër i Republikës së Maqedonisë

Maqedonia

Misajllovski: Zaevi nuk ka legjitimitet të jetë Kryeministër i Republikës së Maqedonisë

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 17:47
Vllado Misajllovski

Zoran Zaevi përsëri i nënshtroi popullin maqedonas dhe të të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe për shkak kësaj nuk ka legjitimitet të jetë Kryeministër i këtij shteti, theksoi nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski.

“Zoran Zaevi mbrëmë në televizion ndërkombëtar, tregoi pyetjet që ka vendosur t’i vendosë në referendum me të cilin qytetarët e Maqedonisë duhet të vendosin për ardhmërinë e tyre. Këtë nuk e deklaroi as në Televizion e Maqedonisë apo ndonjë medium kombëtar të Maqedonisë, por në televizion kombëtar grek. Zoran Zaevi pa asnjë konsultim me Kryetarin e Republikës së Maqedonisë apo me OBRM-PDUKM-në si partia më e madhe opozitare, shpejtoi të informojë publikun grek për detajet e referendumit ku do të votojnë qytetarët e Maqedonisë. Më se e qartë është se për Zaevin nuk është e rëndësishme konsensusi kombëtar rreth temave kryesore, por as për atë se çka mendojnë qytetarët e vendit. Për Zoran Zaevin është e rëndësishme ta bëjë atë që ka premtuar pa dallim se është çmimi që do ta paguajmë të gjithë, posaçërisht gjeneratat e ardhshme:, deklaroi Misajllovski.

Ai theksoi se edhe më tragjike është se Zaevi e qetësonte publikun grek, duke publikuar manipulimin që e ka paramenduar, dhe kjo është anëtarësim në BE dhe NATO pa identitetin e popullit maqedonas.

“E vërteta është se asnjë në BE dhe NATO nuk kërkon mungesën e popullit maqedonas. Askush nuk kërkon të fshijë Republikën e Maqedonisë dhe identitetin e maqedonas. Asnjëri nuk kërkon heqje dorë nga historia maqedonase, tradita dhe kultura maqedonase. Askush asnjëherë nuk ka kërkuar vendosjen e fusnotës në gjuhën maqedonase apo sqarim të kombësisë. Zoran Zaevi është trup për popullin maqedonas dhe nuk ka legjitimitet të jetë Kryeministër i Republikës së Maqedonisë. Si mund të jetë Kryeministër kur frikësohet të përmend emrin e vendit që ai e udhëheq? Zoran Zavi mbrëmë hoqi dorë nga maqedonasit në Maqedoninë e Egjeut, duke i cilësuar si maqedonas helen dhe duke vërtetuar dallimet e identitetin me të gjithë bashkëkombësit tona maqedonas të cilët jetojnë jashtë kufijve. Zoran Zaevi mbrëmë e emëroi Selanikun në Thesoloniki. I harroi emrat maqedonase, kurse marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi. Serbët apo Bullgarët kanë të drejtë që Selanikut t’i thonë Selanik, por Zaevi këtë të drejtë ua ndaloi Maqedonasve”, tha Misajllovski.

Ai shtoi se është dëshpëruese që Zoran Zaevi më shumë përpiqet të prekë ministrin Panos Kammenos apo liderët tjerë grek, sesa që përpiqet të sigurojë konsensus të brendshëm për çështjet të interesit kombëtar dhe shtetëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat