Sheqerinska: Maqedonia në NATO nuk do të kërkojë, por të ofrojë kapacitetet e saja

Maqedonia

Sheqerinska: Maqedonia në NATO nuk do të kërkojë, por të ofrojë kapacitetet e saja

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 16:11
Radmilla Sheqerinska

Zv.Kryeministrja dhe Ministrja për mbrojtje, Radmilla Sheqerinska, mori pjesë në përmbylljen solemne dhe mbylljen e ushtrimeve të “Kampit veror 2018” ndërkombëtar, që gjatë 10 ditëve të kaluara i mbajt në “Krivollak”, dhe ku morën pjesë përfaqësues të 11 shtetve të rajonit dhe më gjerë.

Duke përshëndetur pjesëmarrësit, Sheqerinska para gazetarëve tha se Maqedonia nuk e ka pritur ftesën për në NATO, por se është punuar intensivisht për ta merituar.

“Maqedonia punoi dhe ende po punon që t’i plotësojë të gjitha kriteret dhe standardet. Akademia ushtarake dhe Ministra e Mbrojtjes po bëjnë gjithçka që të stërvitin armatë moderne e cila do të jetë anëtare e NATO-s”, deklaroi Ministrja duke shtuar se aktivitete e përbashkëta të shteteve të rajonit dhe më gjerë siç është “Kampi veror”, tregojnë se bashkëpunimi është i mundur dhe i dobishëm.

Sheqerinska lajmëroi se në ushtrimet e ardhshme që do të ndodhin këtë muaj do të mbahet përsëri në “Krivollak” në mes forcat speciale të Maqedonisë dhe të ShBA-ve, duke thënë se anëtarësimi i NATO-s është mundësi e Maqedonia të mos përfaqësohet si shtet që kërkon, por si vend që ofron kapacitet e saja.

“Mirëpresim që gjatë verës të kemi ushtarë nga ShBA-të të cilët janë të pranishëm në rajon, të ushtrojnë së bashku me ushtarët e Maqedonisë dhe presim me anëtarësimin në NATO, potenciali i “Krivollakut” të zmadhohet. Kjo do të jetë mirë për imixhin e Maqedonisë, por edhe për ekonominë vendore dhe lokale:, tha Sheqerinska.

Projekti ndërkombëtar “Kapmi veror 2018”, kishte për qëllim që t’i njoftojë kadetë e ri dhe paqeruajtësit e ardhshëm për sfidat e mundshme në operacionet pas konflikteve. Mësimi mbahej në Qendrën për trajnim “Pepellishte” dhe “Krivollak”, me mbi 120 pjesëmarrës nga 11 shtete, kadet nga Austria, Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Romania, Shba-të, Kosova, Kroacia, Mali i zi dhe Republika e Maqedonisë si nikoqire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat