Maqedonia fiton një gjë të re, Stand Up-in e mirëfillt

Maqedonia

Maqedonia fiton një gjë të re, Stand Up-in e mirëfillt

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 14:59
Stand Up

Në Maqedoni çdo herë ka pasur mungesë të ngjarjeve kulturore të cilat kanë qenë udhëheqës të proceseve nëpër botë. Ti kur je më një ngjarje kulturore, me një shfaqje teatri, me një operë, me një koncert apo me një shfaqje teatri për fëmijë, menjëherë e kupton se futesh në botën e tjetrit, aktorit që është përballë teje. Në rast se ka shumë aktorë në skenë, ti futesh në mendjet e të gjithëve, në botën e të gjithëve, në imagjinatën e të gjithëve.

Maqedonia ka pasur shumë pak ngjarje që bota i njeh si Stand Up, lirisht mund të thuhet se publiku aspak nuk është ballafaquar me këtë shfaqje realiteti. Stand Up në vendet moderne është mënyra e qeshjes së realiteti dhe jetësimit të së tashmes nëpërmjet humorit. Të gjithë që dalin para publikut për Stand Up, janë njerëz të guximshëm dhe të aftë për të thënë gjërat si duhet, kur duhet dhe si duhet.

Artisti që merr guximin të del para jush për Stand Up, e di se ju atë ditë mund të keni pasur problem me faturat e ujit, keni fjetur pak apo edhe keni pasur problem me shefin. Por ju atë ditë do të qeshni, për të kuptuar se jeta juaj duhet të shihet me sy pozitiv. Të paktën, ju duhet të qeshni pasi një herë jetohet.

Maqedonisë i vjen Stand Up i mirëfillt, i bazuar në jetën, veprën, përditshmërinë dhe problemet tona të përbashkëta. Para jush, së shpejti do të jetë Hasim Memishi-Sopi, për të dhënë më të mirën që të paktën një ditë nga 365 ditë të jetë e lumtur, me gaz dhe me harmoni. Me Stand Up ju e mësoni të vërtetën, pas së cilës mund të qeshni apo të mësoni.

Duke filluar nga 15 korriku, nga sheshi i Gostivarit, karvani #StandUpSopi vjen në qytetin tuaj. Misioni jonë është të ju sjellim realitetin por në mënyrë të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat