OBRM-PDUKM-ja do të propozojë ligj për amnisti për të dënuarit e 27 prillit

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja do të propozojë ligj për amnisti për të dënuarit e 27 prillit

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 12:16
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka njoftuar se para organeve të partisë së tij do të propozojë që të përpunojnë ligj për amnisti të personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Mickoski gjithashtu ka thënë se propozim-ligji do të dorëzohet në Kuvend dhe se do të kërkojë mbështetje edhe nga deputeti Ziadin Sela.

“Të mos flasim për rastet e pazgjidhura të vrasjeve në rrugët e Shkupit, terrorizimet që ndodhin, tentim vrasjet, zënkat me thikë dhe gjitha këto kualifikohen si “dhunë”, ndërsa tani kemi aktgjykim me 81 vite burg. Është e qartë që këtu kemi vendim politik”, tha Mickoski.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme Gjykata Penale shtatë persona të akuzuar për dhunën ndaj deputetit Ziadin Sela në ngjarjet e 27 prillit, i dënoi me gjithsej 82 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat