Bllokohet rruga para Kuvendit, vazhdojnë protestat kundër marrëveshjes me Greqinë

Maqedonia

Bllokohet rruga para Kuvendit, vazhdojnë protestat kundër marrëveshjes me Greqinë

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 12:15
Kuvendi i Maqedonisë

Edhe këtë mëngjes është bllokuar rruga për tek Kuvendi, pasi një grup i vogël i qytetarëve kanë dalur në protesta kundër marrëveshjes me Greqinë.

Disa qytetarë kanë vendosur tenda dhe karrige në rrugë me çka kanë bllokuar komunikacionin. Ata për disa muaj kanë protestuar kundër ndryshimit të emrit të shtetit para Kuvendit, në “Parkun e Gruas”.

Qytetarët në Shkup janë revoltuar nga bllokimi i rrugëve për çdo ditë, ndërsa kërkojnë që të merren masa për zhbllokimin e rrugëve.

Përndryshe, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë dje për herë të dytë ratifikuan ligjin për marrëveshjen me Greqinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat