Verdikti për sulmuesit e Ziadin Selës: Shqiptohen gjithsej 81,5 vjet burg

Maqedonia

Verdikti për sulmuesit e Ziadin Selës: Shqiptohen gjithsej 81,5 vjet burg

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 12:03
Tentimi për vrasjen e deputetit Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar, kur turma nacionaliste maqedonase hyri me dhunë në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjykatësja e lëndës lexoi vendimin përfundimtar për të akuzuarit për dhunën që ushtruan ndaj Ziadin Selës më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.

7 te akuzuarit për tentim vrasje ndaj Selës shpallen fajtor dhe dënohen me 82 vite burg.    

Për tentim vrasjen e Selës, sipas aktakuzës së re të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, ALeksandar Janeveski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.

Në seancën e fundit në fjalët përfundimtare të mbrojtjes, avokatët kërkuan liri për gjithë të akuzuarit, me arsyen se për asnjërin prej tyre nuk ekzistojnë prova se kanë tentuar ta vrasin Ziadin Selën.

Në një nga seancat e kaluara për këtë rast Stojan Pavleski u dënua me 3 vite burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit dhe dy muaj. Në këtë dënim të akuzuarve do t’u llogariten edhe koha që kanë kaluar në paraburgim, transmeton Alsat M.

Së pari në këtë rast të akuzuar ishin disa persona, por Prokuroria para se të fillojë me fjalët përfundimtare tërhoqi akuzën kundër Sasho Senkov, për të cilin thanë se nuk kanë dëshmi të mjaftueshme.

Për tentim vrasjen e Selës, sipas aktakuzës së re të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, ALeksandar Janeveski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat