Gjorçev njoftoi Kongresistin amerikan Robert Pittenger, për gjendjen aktuale politike në Maqedoni

Maqedonia

Gjorçev njoftoi Kongresistin amerikan Robert Pittenger, për gjendjen aktuale politike në Maqedoni

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 21:17
Deputeti Gjorçev

Gjatë një vizite në Berlin, deputeti Gjorçev pati një takim dypalësh me deputetët gjerman të partisë në pushtet CDU-së, Wolfgang Klein dhe me Johannes Sele.

Në të njëjtën kohë, Gjorçev pati një takim edhe me Kongresmenin Republikan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Robert Pittenger, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.

Në takimet Gjorçev i ka informuar bashkëbiseduesit mbi situatën aktuale në vend, si dhe probleme të shumta të brendshme politike dhe ekonomike që rezultojnë nga veprimtaria e qeverisë së tanishme të LSDM-së. Deputetë i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev ka marrë pjesë në forumin parlamentar për Siguri dhe Inteligjencë e cila është mbajtur në Berlin, në Bundestagun gjerman. Forumi është organizuar bashkërisht nga kongresistët amerikanë dhe parlamentarë nga Gjermania, ndërsa është ndjekur nga një numër i madh të parlamentarëve nga disa vende që janë pjesë e Shteteve Anëtare të BE-së dhe NATO-s.

Në forum do të shqyrtohen tema rreth mbrojtjes, sigurisë, luftës kundër terrorizmit dhe çështje tjera lidhur me këtë temë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat