Nuk ka “murtajë” tek dhentë në Maqedoni

Maqedonia

Nuk ka “murtajë” tek dhentë në Maqedoni

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 12:58
Ilustrim

Tek dhentë dhe dhitë në Maqedoni nuk është shfaqur sëmundja “murtaja” që ishte e vërtetuar në 22 qershor në Bullgari. Në teren bëhet këqyrja dhe nëse ka ndonjë simptomë, do të reagohet menjëherë, deklaroi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Zoran Atanasov.

Sipas tij, merren masa që të ritet ndërgjegjja për të parandaluar sëmundjen dhe të diktohet sëmundja, nëse ajo shfaqet, masat të merren në kohë.

“Janë marr të gjitha masat, është ndaluar edhe ndalimi i importimit të dhenve, dhive dhe të prodhimeve të tyre. Në Bullgari sëmundja është vendosur nën kontroll, nuk ka pika të nxehta dhe rreziku është në minimum”, potencon Atanasov.

Përndryshe murtaja për ripërtypësit (dhentë dhe dhitë) është sëmundje me virus e cila përhapet shpejt dhe ka pasoja ekonomike, por nuk ka rrezik për njerëzit. Simptomat e kësaj sëmundje janë: lëndime në gojë, dihare, probleme me frymëmarrjen, abortus te kafshët, dhe e vdekje e kafshëve. Sëmundja më shumë manifestohet te kafshët e reja, dhentë se sa tek dhitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat