Shekerinska: Javën tjetër Maqedonia do të merr ftesën për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Shekerinska: Javën tjetër Maqedonia do të merr ftesën për anëtarësim në NATO

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 15:46
Radmilla Shekerinaska

“Maqedonia javën tjetër do të fitojë ftesën për anëtarësim në NATO dhe për disa muaj do të fillojë procesi i ratifikimit të protokolleve”, deklaroi sot zv. kryeministrja dhe Ministrja e Mbrotjes, Radmilla Shekerinaska e cila informoi sot në seancën e qeverisë se është miratuar rishikimi mbrojtës strategjik.

Ministrja Shekerinska theksoi se Maqedonia në Samitin e ardhshëm më 11 dhe 12 korrik në Bruksel do t’i jepet ftesa për anëtarësim dhe më në fund Maqedonia do të jetë pjesë e Aleancës më të madhe në botë.

Shekerinska gjithashtu tha se Maqedonia që nga viti 2004 nuk ka pasur rishikim mbrojtës strategjik dhe se më në fund ashtu siç tha para 1 viti, kjo Qeveri shpalli këtë dokument të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes.

“Arritëm të mbarojmë me afatin prej një viti për këtë dokument ambicioz i cili është vendimtar dhe definon mbrojtjen dhe zhvillimin e saj, definohet agjenda në sferën e mbrojtjes”, tha Shekerinska duke shtuar se Maqedonia do të fitojë mbrojtje në pajtim me standardet e NATO-s e cila do të japë kontribut jo vetëm në sigurinë e shtetit, por të gjithë rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat