Sheqerinska: Vendi ynë nuk mund ta lëshojë këtë mundësi historike

Maqedonia

Sheqerinska: Vendi ynë nuk mund ta lëshojë këtë mundësi historike

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 15:11
Radmilla Sheqerinska

Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në selinë e re të Aleancës në Bruksel, Vladimir Mirçeski udhëheqësi i emisionin “360 gradë” bëri një intervistë me zv. kryeministren dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

“Mesazhi i madh i dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg është se në korrik këtë samit në Bruksel mund të presim që të korrigjojmë padrejtësinë e vitit 2008-të. Ajo që ne nuk arritëm në vitin 2008-të në Bukuresht, ftesën për në NATO, do të marrim në korrik në Bruksel. Natyrisht, procesi i anëtarësimit në NATO, si në vendet e tjera, zgjat për një periudhë të caktuar kohore. Ajo që ka thënë Sekretari i Përgjithshëm është se pret negociata shumë të shpejta që do të zgjasin disa muaj. Kjo do të thotë se në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2019-të, Maqedonia do të fillojë të marrë pjesë në të gjitha takimet e NATO-s pothuajse si anëtare e plotë. Ndërsa anëtarësimi do të bëhet kur ratifikimi i plotë i marrëveshjeve do të përfundojë në 29 shtetet anëtare. Por mesazhi i rëndësishëm është se këtë vit në korrik, Maqedonia do të marrë një ftesë, ne presim që ne do të punojmë vitin e ardhshëm për të finalizuar procesin dhe të bëhemi anëtare të plotë”, tha Sheqerinska.

Sheqerinska gjithashtu kërkoi mbështetje edhe nga opozita por edhe nga qytetarët duke theksuar se “vendi ynë nuk mund ta lëshoj këtë mundësi historike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat