Borisov: Fillimi i negociatave para anëtarësimit me Maqedoninë ka vendosur themelet e perspektivës në rajon

Maqedonia

Borisov: Fillimi i negociatave para anëtarësimit me Maqedoninë ka vendosur themelet e perspektivës në rajon

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 14:37
Bojko Borisov

Kryeministri bullgar Bojko Borisov, Kancelari austriak, Sebastian Kurtz dhe kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk u takuan sot në Schladming një vend turistik në Austri, ku u mbajt një ceremoni simbolike për dorëzimin e presidencës së BE.

Gjatë takimit Borisov falënderoi për dialogun konstruktiv në Këshillin Evropian, i cili dha mundësinë për të përqendruar vëmendjen në rajonin e Ballkanit.

“Duke vënë një mesazh të qartë mbi fillimin e negociatave para anëtarësimit të Maqedoninë dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE ka hedhur themelet për perspektivën e rajonit, tha kryeministri bullgar, duke theksuar se takimi i krerëve të lartë të Ballkanit Perëndimor në maj në Sofje luajti një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces”.

Borisov i uroi sukses Kurtz në kryesimin e ardhshëm gjashtëmujor, duke shtuar se ai gjithmonë mund të shpresojë për ndihmën e kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat