Nikollovski: Maqedonia gjendet në pozicionin e njëjtë si ai i vitit 2008

Maqedonia

Nikollovski: Maqedonia gjendet në pozicionin e njëjtë si ai i vitit 2008

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 22:13
Alenksandar Nikolloski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Alenksandar Nikolloski një emisionin “Top Tema”, thotë se Maqedonia sot gjendet në pozicionin e njëjtë si ai i vitit 2008, atëherë kur Maqedonia ka marr veto nga Greqia dhe pavarësisht të reformave të realizuara në fushën e mbrojtjes si reforma kryesore për anëtarësim në NATO.

“Ne jemi në të njëjtën situatë si ajo e vitit 2008. Dallimi është që Sekretari i Përgjithshëm bën atmosferë pozitive në deklaratat e tij, mundet edhe nga shkaku që qytetarëve t’i çon të mendojnë për marrëveshjen me Greqinë. Zgjidheni çështjen e emrit për hyrje në NATO. Do të shohim se a do të kalojë dhe si do të kalojë marrëveshje. Stoltenbergu tha se pa zgjidhjen e çështjes së emrit nuk do të ketë anëtarësim në NATO”, theksoi Nikolloski.

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së pyeti se a mund të dal dikush nga Qeveria dhe të thotë se cilën ditë, cilin muaj dhe cilin vit do të kemi fillim të bisedimeve, duke potencuar se dihet se është në vitin 2019 që nuk është e mjaftueshme për Republikën e Maqedonisë.

Ai shoti se shpesh herë ka thënë se Bujar Osmani qëllimisht e ka ngadalësuar procesin e Maqedonisë, vetëm që Maqedonia të mos jetë më e suksesshme dhe më e zhvilluar se Shqipëria, me çka u vërtetua se e ka folur të vërtetën kur tha se Maqedonia dhe Shqipëria janë vendosur në një shportë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat