Ulet për 0.1 për qind çmimi i energjisë elektrike

Maqedonia

Ulet për 0.1 për qind çmimi i energjisë elektrike

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Çmimi i energjisë elektrike për shfrytëzuesit në Maqedoni ulet për 0.1 për qind. Çmimi i ri i rrymës do të vlejë nga 1 korriku i këtij viti.

Këtë vendim sot e solli Komisioni Rregullator për Energjetikë, të cilin në konferencë për shtyp e publikoi kryetari Marko Bislimoski.

Ai informoi se çmimi i ELEM-it për prodhimtari ulet për 3.39 për qind, i MEPSO-s për distribuim ulet për 5.34 për qind, ndërsa i EVN-së për distribuim rritet për 2.59 për qind.

Siç njoftuan dje nga KRRE, kompania EVN ka kërkuar rritje të çmimit për 10 për qind, ELEM-i ulje për 1.5 për qind, ndërsa MEPSO nuk ka kërkuar as ulje as rritje të çmimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat