Dimitrov: Zakharieva dhe Kotzias luftuan dhe argumentuan për Maqedoninë sikur të punonin për shtetet e tyre

Maqedonia

Dimitrov: Zakharieva dhe Kotzias luftuan dhe argumentuan për Maqedoninë sikur të punonin për shtetet e tyre

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 17:11
Nikola Dimitrov

Shefat e diplomacisë bullgare dhe greke, Ekaterina Zakharieva dhe Nikos Kotzias, në samitin e BE, premtuan se do të punojnë për Maqedoninë sikur të jetë për vendin e tyre, tha ministri i jashtëm Nikola Dimitrov.

“Suksesi më i madh në Luksemburg për Maqedoninë, e cila hapi rrugën për hapjen e negociatave në qershor të vitit 2019 dhe fillimin e të gjitha përgatitjeve nga Komisioni, ishte fakti se fqinjët tanë, Bullgaria dhe Greqia, gjegjësisht, Ekaterina (e cila ishte kryesuese) dhe Nikos, luftuan dhe argumentuan sikur të punonin për shtetet e tyre. Ashtu siç i përshtatet një Ballkani Evropian. Dorë për dore me fqinjët! Është në të vërtetë kthesa më e madhe. Faleminderit!”, shkruan Dimitrov në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat