Gjendja e komunikacionit në Maqedoni, reshjet e shiut vështirësojnë lëvizjen

Maqedonia

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni, reshjet e shiut vështirësojnë lëvizjen

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 09:33
Ilustrim

Lidhja Automoto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagura.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve rrugore është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti (ky informacion vlen vetëm për anën e Maqedonisë).

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Në disa rrugë mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në akset: Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles dhe Resnjë-Bukovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat