Pensionistët e Maqedonisë formojnë sindikatë e cila do të konfirmojë pagën minimale

Maqedonia

Pensionistët e Maqedonisë formojnë sindikatë e cila do të konfirmojë pagën minimale

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 17:34
Ilustrim

Sot pensionistët janë bashkuar në një sindikatë për t’u bërë një partner social përfaqësuesit e së cilës do të përfshihen në reformat e sistemit të pensioneve dhe do të përpiqet për një status më të mirë shoqëror të kësaj kategorie të qytetarëve.

Në takimin themelues në Shkup, menaxhmenti i ri njoftoi se do të përpiqej të përcaktonte pensionin minimal sipas shembullit të pagës minimale, ndërsa kështu do të përmirësohet standardi i pensionistëve.

Ministri i Brenshëm, Oliver Spasovski nuk e konfirmoi shumën e pensionit minimal, por tha se së pari duhet të bëhen analizat dhe pastaj do të informojnë publikun.

Sindikata e pensionistëve funksionon në kuadër të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura nga ku thuan se formimi i këtyre llojeve të sindikatave është praktik e vendeve evropiane dhe rajonit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat