Shtim negativ i popullsisë në pesë rajone në Maqedoni

Maqedonia

Shtim negativ i popullsisë në pesë rajone në Maqedoni

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 16:32
Ilustrim

Në Republikën e Maqedonisë vitin e kaluar, numri i fëmijëve të porsalindur është 21.754 nga ku 59% apo 12.841 janë nga pjesët e qytetevedhe 41% apo 8.913 janë nga fshatrave, njofton Enti Shtetëror për Statistika.

Numrin më të madh të lindjeve e ndarë e ka rajoni i Shkupit me 35.6%, kurse atë më të voglin e ka rajoni i lindjes me 6.7%. Mosha mesatare e nënave që kanë lindur në pjesët e qyteteve është 29.6 vite kundrejt 28 viteve në pjesët e fshatrave.

Mosha mesatare e lindjeve të para nëpër qytete është 28.1 vite, kundrejt 25.6 vite në pjesët e fshatrave të Maqedonisë. Të dhënat tregojnë se në lindjen e parë, nëna është me re për 2.5 vite në pjesët e fshatrave.

Të dhënat statistikore tregojnë se numri i personave të vdekur është 20.318 nga ku 12.426 vijnë nga pjesa e qyteteve, dhe 7.892 nga pjesa e fshatrave.

Mosha mesatare e të personave të vdekure ne pjesët e qyteteve është 73.1 vite, kurse në pjesët fshatare 73.2 vite.

Numri i vdekjeve të foshnjave në pjesën e qyteteve është 102, kurse ne pjesën e fshatit është 99.

Shtim negativ të popullsisë ka në rajonin e Vardarit, rajonin lindor, jug-perëndim, jug-lindje dhe ne rajonin e Pellagonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat