Maqedoni, nesër paraqitja e dytë për regjistrim në shkollat e mesme

Maqedonia

Maqedoni, nesër paraqitja e dytë për regjistrim në shkollat e mesme

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 10:09
Ilustrim

Në shkollat e mesme publike nesër duhet të mbahet paraqitje e dytë në afatin e qershorit, për regjistrim të nxënësve në shkollat e mesme për vitin shkollor 2018/2019.

Pas paraqitjes së parë më 18 dhe 19 qershor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se për paraqitjen e dytë gjithsej ka 24086 vende të lira në gjitha shkollat e mesme.

Për paraqitjen e dytë shkollat mund ta ulin numrin minimal të poenave deri 10, përveç në drejtimin e gjimnazit, ekonomisë dhe shëndetësisë.

Në paraqitjen e parë këtë muaj në vitin e parë në shkollat e mesme u regjistruan 11.697, ndërsa kishin konkurruar 17590.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat