Maqedonia dhe Shqipëria me datë të kushtëzuar për negociatat me BE-në

Maqedonia

Maqedonia dhe Shqipëria me datë të kushtëzuar për negociatat me BE-në

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Maqedonia dhe Shqipëria marrin datë të kushtëzuar për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kështu raportojnë mediat në Maqedoni, të cilat thonë se vendet anëtare të Bashkimit Evropian konfirmuan se dy vendet nisin bisedimet për anëtarësim në qershor të vitit 2019.

Deri atëherë Komisioni Evropian është i obliguar ta përgatisë terrenin për çeljen e negociatave, ndërsa vendet kandidate duhet t’i përmbushin të gjitha kushtet e kërkuara.     

Në samitin e Luksemburgut ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së vendosën që t’i japin datë të kushtëzuar Maqedonisë dhe Shqipëri duke i vendosur si kushte kryesore reformat urgjente si është Gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar, ndërsa për Maqedoninë kushte shtesë është edhe zbatimi i Marrëveshjes për emrin me Greqinë. Nëse të gjitha kushtet e kërkuara plotësohen, atëherë nuk do të ketë kurrfarë pengese për çeljen e negociatave.

“Këshilli I BE-së vendosi që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të qartë për BE-në dhe është lutur Komisioni Evropian që të përgatisë nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për vitin e ardhshëm, por kuptohet me nevojën që të përmbushen disa kushte. Nuk janë kërkesa të fuqishme por kuptohet ato duhet të përmbushen. Vendet e Ballkanit Shqipëria dhe Maqedonia duhet të shpërblehen për atë që kanë bërë vitin e kaluar”, ka thënë Gernot Blumel, ministër për BE-në i Austrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat