Akoma nuk ka vendim për nisjen e negociatave me Maqedoninë, Franca dhe Holanda janë kundër

Maqedonia

Akoma nuk ka vendim për nisjen e negociatave me Maqedoninë, Franca dhe Holanda janë kundër

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 13:50
Ilustrim

Franca dhe Holanda vazhdojnë të jenë kundër nisjes së bisedimeve në këtë moment me Maqedoninë. Parisi dhe Amsterdami nga frika se nisja e bisedimeve me kandidatë të rinj do të ketë efekt negativ në opinionin vendor, duan që fillimi i bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin të shtyhet pas zgjedhjeve evropiane në verë të 2019-tës, njofton AIM.

Por, edhe Franca edhe Holanda janë të vetëdijshme se pas marrëveshjes me Greqinë duhet t’i ofrohet diçka Maqedonisë, sidomos duke pasur parasysh referendumin.

Përkundër tyre anëtaret tjera të BE-së, sidomos Gjermania insiston që opsioni i Francës dhe Holandës nuk është i mirë.

Ministrat në këtë moment janë duke mbajtur takim joformal në Luksemburg, ndërsa pritet që të sjellin vendim për bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Para fillimit të këtij takimi disa ministra shprehën qëndrimet e tyre. Shefi i diplomacisë së Holandës tha se për vendin e tij është e rëndësishme që të sheh se reformat zbatohen, ndërsa kryediplomati gjerman Michael Roth, tha se Gjermani do të jep dritë të gjelbër për nisjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat