Sllovakia: BE-ja duhet të nis bisedimet me Maqedoninë

Maqedonia

Sllovakia: BE-ja duhet të nis bisedimet me Maqedoninë

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 11:17
Ilustrim

Sekretari shtetëror për punë të jashtme i Sllovakisë, Ivan Korçok, sot ka thënë se Maqedonia duhet të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE.

Ai tha se pozicioni i Sllovakisë është i qartë dhe se mbështet Maqedoninë për anëtarësim në BE.

“Pozicioni i Sllovakisë është absolutisht i qartë: bisedimet duhet të hapen për Maqedoninë. Ata e zgjidhën çështjen e emrit, pajtohem me Komisionin Evropian se është bërë progres brenda vendit. Kam qenë në Shkup dhe do të mbështesim hapjen e bisedimeve”, tha Korçok.

Përndryshe, sot ministrat për punë të jashtme e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë për bisedimet me Maqedoninë, ndërsa është e paqartë nëse vendimi do të sillet sot ose në samitin e radhës të BE-së më 28 dhe 29 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat