Ministria e Punëve të Brendshme me detaje të reja për shkeljen e policëve në Haraçinë

Maqedonia

Ministria e Punëve të Brendshme me detaje të reja për shkeljen e policëve në Haraçinë

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 23:08
Ilustrim

Dy policë janë lënduar në fshatin Haraçinë kur kanë kërkuar të legjitimojnë dy persona të kërkuar.

Siç deklaroi MPB-ja incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 bë rrugën 1 në Haraçinë kur policët kanë ndaluar “Golf” me personat brenda O.M (33) dhe G.M (20), të cilët kërkohen për vuajtjen e dënimit me burg. Në momentin kur njëri nga policët është afruar drejt automjetit, vozitësi O.M ka nisë të shkojë pas dhe e ka lënduar policin duke e shkelur. Policia ka krisur plumba paralajmëruese në ajër, por vozitësi i automjetit nuk është ndalur por ka goditur me makinë policin tjetër dhe ka ikur.

Nga MPB-ja merren masa për gjetjen e O.M dhe G.M, kurse dy policëve u është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm “Naumi i Ohrit” dhe janë lëshuar në mjekim në shëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat