Protesta në Selanik për kundërshtimin e marrëveshjes me Maqedoninë

Maqedonia

Protesta në Selanik për kundërshtimin e marrëveshjes me Maqedoninë

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 20:59
Ilustrim

Siç raportojnë nga AIM në Athinë, grupe të maskuara sonte kanë shkaktuar incidente në qendër të Selanikut para ndërtesës së Panairit të Selanikut, ku duhej të mbahej diskutimi politik mbi temën “Çështja Maqedonase: përfitimet nga marrëveshja dhe perspektiva e Ballkanit”, e organizuar nga partia politike “Syriza”.

Me gurrë, copa mermeri dhe drunj, grupe me maska kanë sulmuar policinë e cila ishte në numër të madh për ta mbrojtur objektin. Grupi arriti të heqë derën e hekurt, deri sa policia u përgjigj me përdorimin e lotsjellësit.

Më vonë, incidentet u përhapën nëpër rrugët e Selanikut, kurse personat e maskuar kanë djegur shportat e mbeturinave.

Siç thonë nga AIM, “Syriza” organizoj diskutim në Selanik, për qytetarëve t’ju prezantoj përfitimet e nënshkrimit të marrëveshjes, kurse si shenjë e kundërshtimit, tifozët e PAOK-ut paralajmëruan protestat.

Në ngjarjen e organizuar nga partia e shumicës greke, ishte e planifikuar të flasin deputeti i “Syriza” nga Selaniku, koordinatori për politikë evropiane të “Syriza” Jorgos Vervendis dhe një profesor nga shkencat politike të Universitetit të Selanikut Aristotelis.

Tifozët e PAOK-ut, përsëri shpallën “pritje ashtu siç ju ka hije” dhe thanë se ” do të tolerojnë të mbahet një ngjarje propaganduese”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat