Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni, benzina lirohet për një denarë

Maqedonia

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni, benzina lirohet për një denarë

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:15
Ilustrim

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 nga mesnata do të ulen për një denarë, ndërsa çmimet e dizelit do të mbeten të njëjta.

Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 71 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të jetë 73 denarë. Kurse Eurodizel edhe më tej do të shitet për 63.50 denarë për litër.

Për 0.50 denarë lirohet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili do të kushtojë 52.00 denarë për litër.

Ndërsa çmimi i mazutit me pakicë do të jetë 33.695 denarë për kilogra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat