Shënohet përvjetori i lindjes së Presidentit Boris Trajkovski

Maqedonia

Shënohet përvjetori i lindjes së Presidentit Boris Trajkovski

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 12:12
Pamje nga ngjarja

Me vendosjen e luleve para monumentit "Maqedonia", i cili është ngritur për nder të rënjes tragjike të ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, sot është shënuar 62 vjetori i lindjes së tij.

Para anëtarëve të familjes Trajkovski, qytetarëve, përfaqësuesve të Këshillit Komunal të komunës së Strumicës, institucioneve, partive politike dhe shoqatave civele, fjalë rasti mbajti kreu i Qytetit të Strumicës, Kosta Janevski.

"Presidenti Boris Trajkovski ëndërronte me sy të hapur. Ëndërra e tij për një Maqedoni më të porsperuar  dhe për një Maqedoni anëtare e BE-së dhe NATO-s, ishte ëndërr e cila ishte e shoqëruar me një besim të madh në vendlindjen e tij. Për fat të keq kjo ëndërr u shua më 26 shkurt të vitit 2004, kur në një fatkeqësi ajrore në afërsi të Mostarit u shua jeta e tij, bashkëpunëtorve të tij dhe anëtarëst e ekuipazhit të tij. Maqedonia u vesh në të zezë, duke mbëtur pa presidnetin e saj, i cili kishte vetëm se 48 vjet", theksoi kreu i Qytetit të Strumicës, Kosta Janevski, transmeton Zhurnal.

Përndryshe, presidenti i dytë i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, është lindur më 25 qershor të vitit 1956 në fshatin Monositovo të Strumicës. Ai është binjak i vëllaut të tij Aleksandër dhe është fëmija i tretë i familjes. Nga tre vëllezërit Trajkovski, jeton vetëm se vëllau i moshuar i tyre, Mojsej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat