Kneissl: Bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk janë shpërblime, por logjike

Maqedonia

Kneissl: Bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk janë shpërblime, por logjike

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 10:54
Minstrja për Punë të Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl

Minstrja për Punë të Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë tha se këto vende kanë përmbushur detyrat e tyre dhe se në pyetje është kredibiliteti i BE-së.

Siç njoftojnë nga AIM, ajo gjatë deklaratës së saj ka përdorur emrin e ri “Maqedonia Veriore”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk mund të flas në emër të gjithë 27 anëtarëve, por në sytë tonë nuk bëhet fjalë për shpërblim për atë që kanë bërë këto vende, por kjo çështje është logjike. Ju kemi dhënë detyra Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ju kemi thënë që duhet t’i përmbushin. Në rastin e Maqedonisë së Veriut kemi thënë se duhet të gjendet zgjidhje për emrin, ndërsa nëse Shqipëria bën reforma në gjyqësi, atëherë do të bisedohet për kredibilitetin tonë”, tha Kneissl.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat