Kozias sot do t’i nënshkruajë dhe nesër do t’i dërgon letrat deri te BE dhe NATO

Maqedonia

Kozias sot do t’i nënshkruajë dhe nesër do t’i dërgon letrat deri te BE dhe NATO

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 10:35
Nikos Kozias

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias sot paralajmëroi se do të behët nënshkrimi dhe nesër në mëngjes do të nisen letrat drejt BE-së dhe NATO-s, me të cilat sqarohet se Greqia nuk do të kundërshtojë integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë, duke plotësuar kështu pjesën e vet të Marrëveshjes për çështjen e emrit.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Kozias në një fjalim para gazetarëve bëri të dirat se ka marrë notën e ministrisë së jashtme maqedonase që Marrëveshja është ratifikuar.

“Në zyrën time diplomatike qysh dje i kemi bërë letrat gati, zgjidha që vet t’i firmos në Bruksel të dielën që të hënën në mëngjes të përcillet në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ato janë letrat të cilat thonë që isha i njoftuar nga pala tjetër për ratifikimin e marrëveshjes në kuvend dhe në bazë të obligimeve dhe parakushteve që i kam vendosur, mund të vazhdojnë më tutje”, tha Kozias.

Ai shtoi që për të ecur para ‘nevojitet marrëveshje pozitive e Këshillit për punë të përgjithshme, kurse aty ka vështirësi’, pasi që siç tha ai ka vende që kundërshtojnë që në këtë moment të jepet datë për fillimin e negociatave për në BE.

Nikos Kozias përmendi edhe vendet që ishin kundër integrimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE dhe tha se ‘ ndërkohë tre nga pesë vendet, gjegjësisht Luksemburgu, Danimarka dhe Gjermania u larguan nga ky grup, mirëpo ende janë tre vende të fuqishme kundër, dhe ato janë Holanda dhe Franca’.

Në ndërkohë edhe Kuvendi holandez vendosi që të jep dritë jeshile për Maqedoninë që të fillojë negociatat me BE-në.

Këshilli i BE-së të hënën dhe të martën do të rishikojë fillimin e bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe të enjten dhe të premten është takimi i shefave të vendeve dhe qeverive të anëtarësuara në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat