A do të ulet intenziteti i protestave?! MPB apelon për përmbajtje nga dhuna

Maqedonia

A do të ulet intenziteti i protestave?! MPB apelon për përmbajtje nga dhuna

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 21:27
Ilustrim

Një javë pas protestave që po organizohen kundër Marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, të cilat përfunduan me incidente, Prokuroria Publike nuk zbulon nëse do t’i ndjekë penalisht personat që u arrestuan në atë moment.

Atëherë u arrestuan rreth 20 persona, kurse Prokuroria paralajmëroi se do t’i analizojë të gjitha video-incizimet dhe dëshmitë e tjera. Në ndërkohë protestat po vazhdojnë çdo ditë. Policia bën thirrje që protestuesit të mos ushtrojnë dhunë.

“Ministria e Punëve të Brendshme e respekton të drejtën e shprehjes dhe mendimit të lirë publik, por njëkohësisht u bën thirrje qytetarëve që të mos ndërmarrin aktivitete të dhunshme, me qëllim ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, nga MPB.

Ish shefi i MPB-së, Ljubomir Gjurçevski, nuk pret që situata të përshkallëzojë në protestat e ardhshme, duke pasur parasysh se qytetarët, mendimin e tyre rreth çështjes më të ndjeshme, do ta japin në referendumin e vjeshtës.

“Pres që në periudhën e ardhshme këto veprime, protestat e dhunshme të ndalen, sepse procedurat demokratike do të duhet të marrin hov më të madh në vend. Kjo, duke pasur parasysh se ne në një moment të caktuar do të duhet të organizojmë edhe referendum, në të cilin do të duhet të dalë në pah kapaciteti i demokracisë në Maqedoni”, u shpreh Ljubomir Gjurçevski, Ish-shef i MBP-së.

Edhe analisti politiko-ushtarak, Bllagoja Markovski, pret që të ulet intensiteti i protestave.

“Do të ulet masiviteti i tubimit të këtillë të qytetarëve dhe shprehja e pakënaqësisë së tyre. Do të mbizotërojë mendimi se kjo marrëveshje, që u arrit është e mirë për Republikën e Maqedonisë, pa marrë parasysh dobësitë e saj”, tha Blagoja Markovski, analist Politiko-ushtarak.

Pas dhunës së javës së kaluar, edhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, përmes Kontrollit të Brendshëm të MPB-së, kërkoi që të përcaktohet nëse edhe pjesëtarët e Njësisë Speciale i kanë tejkaluar autorizimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat