Robertson, Solana, Bild dhe Leroa inkurajojnë NATO-n dhe BE-në “t’i japin mundësi Maqedonisë Veriore”

Maqedonia

Robertson, Solana, Bild dhe Leroa inkurajojnë NATO-n dhe BE-në “t’i japin mundësi Maqedonisë Veriore”

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 20:36
Zaev- Robertson

Anëtarët e Grupit të Ohrit, të cilët si një grup-lob miqësor i formuar nga qeveria e Maqedonisë në periudhën e kaluar, përmes një letre të dërguar, kërkojnë që kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së të japin një datë për negociata për Republikën e Maqedonisë Veriore. Në pjesën të tekstit të letrës, vendi quhet gjithashtu si Maqedonia Veriore, emri i të cilit është rënë dakord në mes Shkupit dhe Athinës.

“Ne i inkurajojmë fuqishëm udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian që të ftojnë Republikën e Maqedonisë Veriore për të filluar negociatat e pranimit, kur ata takohen deri në fund të qershorit dhe në fillim të muajit të ardhshëm”, thuhet në një nga paragrafët e letrës.

Në letër janë të nënshkruar ish-sekretari i lartë i NATO-s, Lordi George Robertson dhe Javier Solana, ambasadori Wolfgang Ischinger, ish-presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, ish ministri suedez, Carl Bildt dhe diplomati francez Alan Leroy, të gjithë të njohur për aktivitetet e tyre të mëparshme në Maqedoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat