OBRM-PDUKM përgënjeshtron zërat se është dakorduar me Zaev për mbështetje të referendumit

Maqedonia

OBRM-PDUKM përgënjeshtron zërat se është dakorduar me Zaev për mbështetje të referendumit

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Kanë reaguar nga partia e OBRM-PDUKM-së pas shkrimit në portalin “Zhurnal” se Hristjan Mickoski dhe partia e tij janë dakorduar me Zaev për katër poste ministrore në qeveri, ndërsa për kthim të kësaj të mundësohet referendum i suksesshëm.

“As Hristijan Mickoski, as OBRM-PDUKM nuk ka ndërmend të bëjë kompromis me principet, qëndrimet dhe besimin e saj. OBRM-PDUKM nuk e mbështet marrëveshjen e kapitullimit me të cilën parashikohet ndërrimi i Kushtetutës, fshirja e fjalës Maqedoni dhe ndryshimin e identitetit dhe se të gjitha aktivitetet e OBRM-PDUKM-së do të jenë që në këtë drejtim që dëshmon se ky është pozicioni jonë për mosmbështetjen e marrëveshjes”, thuhet në reagimin e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat