Kompania amerikane “DURA Automotive Systems” do të investojë në Maqedoni

Maqedonia

Kompania amerikane “DURA Automotive Systems” do të investojë në Maqedoni

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 16:54
Ilustrim

Drejtoria për Zhvillim Teknologjik të Zonave Industriale ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e vendit në TIR3 Shkup 2 me kompaninë “AIM Properity” ku do të ndërtohet objekt për nevojat e kompanisë amerikane nga industria automobilistike “DURA Automotive Systems”, e cila do të jetë shfrytëzuese e zonës së lirë ekonomike.

“DURA Automotive Systems” është furnizues global i komponentëve për pjesët më moderne të automjeteve në gjithë botën. Kompania ka marr vendim që të zgjeroj prodhimet e saja me hapjen e një fabrike në Maqedoni e cila do të ketë hapësirë prej 16.000 metra katror, ndërsa sipas njoftimeve të kompanisë në verën e vitit 2019 pritet edhe fillimi me punë i saj.

“Kur do të jetë grupi i kompletuar, fabrika e re do të punësoj rreth 5.00 punëtorë”, tha Dejv Petiz, nënkryetari ekzekutiv për resurset njerëzore në kompani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat