LDM: Vendosja e vetos nga ndonjë anëtarë i BE-së, mund ta prishë marrëveshjen me Greqinë

Maqedonia

LDM: Vendosja e vetos nga ndonjë anëtarë i BE-së, mund ta prishë marrëveshjen me Greqinë

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 15:21
Lidhja Demokratike e Maqedonisë

Lidhja Demokratike e Maqedonisë mendon se Këshilli i Evropës në Samitin në Bruksel (caktuar më 28 dhe 29 qershor), ka për obligim dhe të sjell vendimin për hapjen e bisedimeve me Republikën e Maqedonisë, me çka do të zhbllokohen proceset e integrimet evropiane të vendit tonë dhe do të ja hap perspektivën Maqedonisë.

Veto e paralajmëruar nga disa vende të BE-së (Franca dhe tjera), mund ta prishin marrëveshjen me Greqinë, e cila u arrit për stabilitetin e proceseve euroatlantike.

Përkundrazi Greqia deri më tanë nuk ka përdorur veto në vendimet e Këshillit të Evropës, për çka Maqedonia ka statusin kandidatë në BE për 13 vjet radhazi, pa pasur mundësi që të hap bisedimet për anëtarësim në BE.

Lidhja Demokratike e Maqedonisë insiston që Maqedonia të vendosen në të është quajturën “shiriti i shpejtë” dhe integrimet të bëhen me tempo të shpejtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat