Problemi me energjinë elektrike, banorët e Novo Sellës paralajmërojnë bllokim të rrugëve

Maqedonia

Problemi me energjinë elektrike, banorët e Novo Sellës paralajmërojnë bllokim të rrugëve

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 15:20
Ilustrim

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se nesër më 24 qershor, me fillim të orës 12 qytetarët e Novo Sellës kanë paralajmëruar se do të protestojnë për shkak problemit me furnizimin me energji elektrike.

Ata gjatë periudhës nga ora 12 deri në ora 13 do ta bllokojnë komunikacionin në rrugën 1 para Makpetrolit dhe të vazhdojnë drejtë rrugës Luka Gerov, djathtas drejt rrugës Tiranska, majtas drejtë rrugës Peklane dhe anasjelltas.

Linja e Transportit Publik Shkup do të funksionojë deri në Dame Gruev. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat