Konstadinov: E gjithë bota demokratike e ka përshëndetur marrëveshjen me Greqinë

Maqedonia

Konstadinov: E gjithë bota demokratike e ka përshëndetur marrëveshjen me Greqinë

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 13:59
LSDM

Nga partia e LSDM-së thonë se nëpërmjet politikave të jashtme të suksesshme Maqedonia ka arritur të marr mbështetje nga të gjitha vendet e rajonit dhe bota.

“Për një vit, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, nëpërmjet politikës të jashtme të suksesshme, nëpërmjet ngritjes së miqësisë, lidhjeve, reformave dhe zgjidhjes së problemeve e ka kthyer Maqedoninë në rrugën e vërtet, në rrugën euroatlantike”,

Gjithashtu Kosntandinov thotë se Maqedonia është bërë shembull në rajon për zgjidhjen e problemeve.

“Nga një vend i robëruar dhe i mbyllur, sot Maqedonia është shembull për zgjidhjen e çështjeve të hapura në interes të qytetarëve. Vend i respektuar, partner dhe mike e fqinjëve dhe botës”.

Nga atje thonë se identiteti i maqedonasve është siguruar dhe forcuar,  dhe janë hapur rrugët për proceset veri-atlantike të Maqedonisë.

Është arritur marrëveshja historike e cila zgjidh kontestin disa dekadash, kontest e cila ka tërhequr vendin tatëpjetës. Maqedonia shkon përpara, e sigurt, është siguruar dhe forcuar identiteti kombëtar, janë hapur rrugën për në NATO dhe BE, tha Konstandin Kostadinov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat