OBRM-PDUKM: Vendimi për të gjykuar Çavkov dhe deputetët është politik

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Vendimi për të gjykuar Çavkov dhe deputetët është politik

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 11:32
Ilustrim

Gjyqësori edhe njëherë u tregua se është mjet i pushtetit. Vendimi i këshillit penal në kuadër Gjykatës Penale për pranimin e aktakuzës, nuk bazohet në argumentim ligjor, por në shtrëngimin politik, akuzojnë nga LSDM, pas vendimit të djeshëm të gjykatës për të pranuar akuzën e terrorizmit kundër ish-drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe pesë deputetëve tjerë për sulm në Kuvendin më 27 prill të vitit të kaluar.

Sipas partisë, akuzat e terrorizmit të deputetëve dhe artistëve janë me urdhër politik të Zaev për të sjellë frikë dhe të tërheq vëmendje nga ndryshimi i emrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat