Rrihet për spital bashkë me djalin, ish deputeti i LSDM-së Stojko Paunoski

Maqedonia

Rrihet për spital bashkë me djalin, ish deputeti i LSDM-së Stojko Paunoski

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 08:01
Stojko Paunoski

Mbrëmë në Tetovë nga një grup e të rinjëve është rrahur Stojko Paunoski ish deputet nga rradhët e LSDM-së.

Ish deputeti Paunoski jeton në qendër të qytetit dhe rreth orës 20.20 ka thirrur policinë pasiqë ka pasur një zënkë në një kafe aty afër të cilët i kanë bllokuar edhe makinën para ndërtesës duke mos e lënë kështu të parkohet.

Pasiqë ka mbaruar gjithë situata ai është nisur për në shtëpi mirëpo diku pas mes nate e njejta grup ka pritur para ndërtesës djalin e tij i cili i frikësuar ka thirrur për ndihmë, duke e parë Paunoski djalin duke e rrahur ka zbritur poshtë për ta mbrojtur mirëpo ai grup i ka rrahur të dytë e më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

Rreth orës 01.00 pas mesnate që të dy kanë kërkuar ndihmë në spital ku është konstatuar lëndim në disa pjesë të trupit. Rasti është paraqitur edhe në polici mirëpo deri më tani nuk ka të arrestuar lidhur me këtë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat